1 / 27
Në shitje

€187,800

€2,801/m²

1+1 · 1 banjo · 67 m² — Apartament

Një investim që nuk duhet humbur luks, natyrë dhe potencial i jashtëzakonshëm në palasë

- Palase,Dhermi - Vlorë, Vlorë · Vlorë · Albania

Verifikuar rreth 5 orë më parë·remax-albania.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

1+1

Banjo

1

Sipërfaqja

67 m²

Tipi

Apartament

Lloji

Në shitje

Rreth kësaj prone

NJË INVESTIM QË NUK DUHET HUMBUR LUKS, NATYRË DHE POTENCIAL I JASHTËZAKONSHËM NË PALASË I ndërtuar në një nga destinacionet më të rralla dhe më të kërkuara të Mesdheut, në zemër të Palasë, po ndertohet nje projekt unik qe sjell një koncept krejtësisht të ri jetese, ku eleganca moderne bashkohet në mënyrë perfekte me natyrën e paprekur dhe magjinë e detit Jon. Ky kompleks rezidencial ekskluziv nuk është thjesht një vend për të jetuar është një stil jetese elitare, një investim i sigurt dhe një mundësi unike për të qenë pjesë e një prej zonave me rritjen më të shpejtë në Shqipëri. LOKACION PREMIUM MIDIS DETIT DHE MALEVE Vetëm 44.5 km nga Vlorë, me akses të shpejtë dhe të lehtë, projekti pozicionohet në një zonë strategjike pranë rrugës nacionale, duke ofruar një kombinim perfekt mes: * Pamjes spektakolare të detit Jon * Gjelbërimit dhe natyrës së virgjër * Ajrit të pastër dhe qetësisë absolute Dhërmi dhe Palasa tashmë janë kthyer në destinacione elitare për turizëm dhe investim, duke garantuar rritje të vazhdueshme të vlerës së pronës. PROJEKT ELITAR ME STANDARDE TË LARTA Ky projekt është konceptuar për të ofruar cilësi maksimale ndërtimi dhe komoditet absolut: * 4 kate mbi tokë * 1 kat nëntokë * Arkitekturë moderne dhe funksionale * Hapësira të mirëorganizuara dhe ndriçim natyral maksimal Kompleksi përfshin 61 apartamente në total,të dizajnuara për çdo nevojë: * 4 garsoniere * 18 apartamente 1+1 * 29 apartamente 2+1 * 2 apartamente 3+1 Disa prej apartamenteve ofrojnë edhe pishinë private,duke e çuar nivelin e luksit në një tjetër dimension. SIPËRFAQE DHE OPSIONE TË NDRYSHME * Garsoniere: nga 35.51 m² * 1+1: nga 50.91 m² * 2+1: nga 82.02 m² * 3+1: nga 155 m² Çdo njësi është menduar për të maksimizuar hapësirën, dritën dhe pamjen, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe funksional. ÇMIME KONKURRUESE PËR NJË ZONË NË RRITJE * Apartamente mbi rrugë: 2500euro/m² * Apartamente poshtë rrugës: 2800&euro/m² Një çmim realisht shumë konkurrues për një projekt të këtij niveli në një zonë që pritet të ketë rritje të fortë në vitet në vijim. FINANCIM I LEHTË MUNDËSI IDEALE INVESTIMI Në bashkëpunim me ABI Bank, ofrohet mundësia e financimit deri në 80% të vlerës së pronës, duke e bërë investimin më të aksesueshëm se kurrë. PLAN PAGESASH FLEKSIBËL * 35% me kontratën * 2 këste të ndërmjetme (të personalizueshme sipas klientit) * 5% në momentin e pajisjes me certifikatë Një strukturë pagesash që i përshtatet çdo blerësi serioz. ⏳ INVESTO SOT, FITO NESËR Projekti është aktualisht në fazat e para të ndërtimit dhe pritet të përfundojë brenda 2.5 viteve, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për: * Rritje të vlerës së pronës * Të ardhura nga qiraja sezonale * Përdorim personal në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë PSE DUHET TA ZGJEDHËSH kete projekt Lokacion premium në një zonë elitare Pamje të garantuara nga deti Cilësi e lartë ndërtimi Mundësi financimi deri në 80% Potencial i lartë fitimi dhe rritjeje vlere Jetesë luksoze në mes të natyrës Kjo është një mundësi reale që nuk duhet humbur një kombinim perfekt mes luksit, natyrës dhe investimit të sigurt në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar. Per me teper informacion apovizite ne prone me kontaktoni.

Approximate — city centre of VlorëHap harton →

Të ngjashme