1 / 4
Në shitje

Çmimi me bisedim

1+1 · 1 banjo · 70 m² — Apartament

Mjull bathore, Tiranë

Mjull Bathore · - Rruga Seit Bathorja - Mjull Bathore, Tiranë · Tiranë · Albania

Verifikuar rreth 1 orë më parë · remax-albania.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

1+1

Banjo

1

Sipërfaqja

70 m²

Tipi

Apartament

Lloji

Në shitje

Vende parkimi

1

Karakteristikat

Parkim Kompleks i mbrojtur Siguri Depo Kopsht Afër spitalit Afër parkut Ndërtim i ri

Rreth kësaj prone

Maison de la Terre është një kryevepër arkitekturore, me një dizajn minimalist, që shërben si një vlerë e shtuar për kryeqytetin, në të njëjtën kohë, realizon ëndrrën tënde për një shtëpi unike, në të cilën bëhen bashkë komoditeti, gjelbërimi dhe peizazhet mbresëlënëse Mundesi investimi me keste. Filozofia Maison de la Terre është konceptuar dhe krijuar me filozofinë e qartë: Ta bëjë jetesën tënde më komode dhe frymëzuese, duke të të rilidhur me natyrën, të bukurën, modernen dhe luksin. Projekti ka në fokus mjedisin dhe kujdesin ndaj planetit, inovacionin dhe jetesën e shëndetshme, duke të të dhuruar ndjesinë e luksit dhe ekstravagancës, që integrohen në mënyrë të përsosur me këtë kompleks. Në Maison de la Terre mbizotëron fryma mesdhetare, elementet si guri dhe druri, si dhe vetratat e mëdha, që lejojnë diellin të ledhatojë çdo shtëpi. Për krijimin e këtij kompleksi është treguar një vëmendje maksimale ndaj detajeve dhe cilësisë më të lartë të materialeve të ndërtimit. Materialet eco-friendly të fasadës dhe ambientet ku dominon gjelbërimi, nuk janë vetëm të këndshme për syrin, por edhe tejet funksionale për komunitetin. Pozicionimi Maison de la Terre ka një pozicion perfekt në kodrinë, i cili të mundëson privatësinë dhe qetësinë e shumëkërkuar, por gjithashtu të lejon që të aksesosh shumë shpejt qendrën e qytetit, si dhe qendrën tregtare TEG. Pozicionimi i kompleksit orientohet drejt jugut dhe lindjes, duke garantuar prezencën e rrezeve të diellit në pothuajse çdo orë të ditës. Komuniteti Në Maison de la Terre, privatësia dhe socializimi kanë të njëjtën rëndësi. Çdo apartament dhe vilë është totalisht private dhe një ambient i shkëputur nga zhurmat përreth. Ama, pjesa e jashtme e kompleksit i përket komunitetit dhe dëshirës për të ndërvepruar me fqinjët, me të cilët mund të krijosh miqësi dhe kujtime të bukura. Përmes hapësirave publike dhe parqeve plot gjelbërim, do të mund të kesh kontakt me banorët e tjerë, për të ndarë çaste dhe biseda të këndshme pranë natyrës. Shërbimet Parking nëntokësor Mirëmbajtje 24/7 Ambiente të gjelbra, të përbashkëta Korsi biçikletash Sinjalistikë për makinat dhe biçikletat Hapësira rekreative

Approximate — city centre of Tiranë Hap harton →

Të ngjashme