1 / 22
Në shitje

€230,000

€2,347/m²

2+1 · 2 banjo · 98 m² — Apartament

Vlorë, Vlorë

Reshat Osmani - Pas Hotel Primavera - Vlorë, Vlorë · Vlorë · Albania

Verifikuar 44 minuta më parë · remax-albania.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

2+1

Banjo

2

Sipërfaqja

98 m²

Kati

9

Tipi

Apartament

Lloji

Në shitje

Ballkone

1

Statusi ligjor

Me tapinë

Pamja

Pamje deti

Rreth kësaj prone

Shitet apartament 2+1+2 me pamje nga deti në Lungomare, Vlorë, i pozicionuar pas Hotel Primavera, në një distancë vetëm 150 metra nga Lungomare dhe deti një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të qytetit. Apartamenti ndodhet në katin e 9-të të një pallati të ri, duke ofruar pamje nga deti dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës. Me një sipërfaqe totale prej 98 m² dhe sipërfaqe neto 87 m², prona është e organizuar në mënyrë funksionale dhe komode për banim familjar apo investim cilësor. Organizimi përfshin: Koridor hyrës Sallon të bollshëm së bashku me kuzhinën, me dalje direkte në ballkon me pamje nga deti, i orientuar nga perëndimi, perfekt për të shijuar perëndimet magjike 2 dhoma gjumi të orientuara nga lindja, që ofrojnë qetësi dhe ndriçim natyral në mëngjes 2 tualete me dritare, tërësisht të rinovuara Apartamenti është totalisht i investuar, me: Tavane të varura Ndriçim LED modern Parket cilësor Kuzhinë të re bashkëkohore 2 tualete të reja dhe funksionale Prona vjen në shitje pothuajse totalisht e arreduar, gati për banim të menjëhershëm, dhe disponon dokumentacion të rregullt hipotekor. Vendndodhja premium, afërsia me detin, investimi cilësor dhe pamja e bukur e bëjnë këtë apartament një mundësi ideale si për jetesë, ashtu edhe për investim me kthim të sigurt. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, mos hezitoni të më kontaktoni.

Approximate — city centre of Vlorë Hap harton →

Të ngjashme