Pronë komerciale për shitje në rr. Dritan hoxha
Tiranë
€2,450
36 m²
Çmimi me bisedim
0+1 · 1,263 m² — Depo
AUTOSTRADA DURRËS–TIRANË, PRANË VORËS · Tiranë · Albania
Dhoma
0+1
Sipërfaqja
1,263 m²
Tipi
Depo
Lloji
Në shitje
Statusi ligjor
Me tapinë
Në një vendndodhje strategjike buzë autostradës Durrës–Tiranë, pranë Vorës, me vizibilitet të lartë dhe akses të shkëlqyer, ofrohet për shitje magazinë/kapanon cilësor. Zona është një ndër zonat industriale më të zhvilluara, me kërkesë të lartë për aktivitete biznesi dhe investime. Prona ka një sipërfaqe trualli prej 8,100 m² dhe një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1,263 m², të organizuar si më poshtë: • 723 m² magazinë me lartësi 7.5 metra • 270 m² zyra • 270 m² ambient bar-restorant për stafin Objekti disponon hyrje-dalje direkte në autostradë, si dhe rrugë të dedikuar në pronësi të plotë të pronarëve, e cila lidh pronën me aksin dytësor Vorë–Marikaj. Oborri është i gjerë dhe i përshtatshëm për parkim dhe manovrim trajlerësh, i sistemuar me gurë të ngjeshur dhe i shtruar me beton. Në ambientet e jashtme ndodhet edhe një kapanon ndihmës me konstruksion metalik. E gjithë prona është e rrethuar me kangjella metalike në anën e autostradës dhe me gardh metalik në pjesët e tjera, duke ofruar siguri dhe privatësi. Karakteristikat e magazinës: • Ndërtim cilësor me mure dhe kolona betoni • Ndriçim natyral falë dritareve të shumta • 4 porta industriale (5 m gjerësi x 6 m lartësi) • Dysheme industriale me beton të lëmuar • Çati betoni • Instalime të plota për energji elektrike dhe furnizim me ujë Prona disponon çertifikatë të rregullt pronësie.