1 / 5
Në shitje

€238,308

€3,557/m²

1+1 · 1 banjo · 67 m² — Apartament

“Palasa” residence

1+1 · Himarë · Vlorë · Albania

Verifikuar 8 minuta më parë·inf-93.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

1+1

Banjo

1

Sipërfaqja

67 m²

Kati

1

Tipi

Apartament

Lloji

Në shitje

Ballkone

1

Vende parkimi

1

Karakteristikat

Prona ne bregdet67 m 285 m 2INF1725

Rreth kësaj prone

Rezidenca më e re turistike e pozicionuar përgjatë bregdetit jugor në Palasë, në një zonë unike, në plazhin e mrekullueshëm të detit Jon. Zona ku është pozicionuar projekti ofron një vendndodhje të jashtëzakonshme me ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj bukurisë së bregdetit. Me akses të shkëlqyer në disa zona, vetëm 5 minuta me makinë nga qendra historike e Dhërmiut, 7 minuta nga tuneli i Llogarase dhe e lidhur më së miri me qytetet kryesore, me Tiranën, Vlorën dhe Sarandën dhe distancë në vijë ajrore 1 KM nga deti. “Palasa” Residence përveçse rezidencë banimi dhe turistike do të ofrojë sherbime të ndryshme, me sipërfaqe te pergjithshme ndertimi prej 7517 m2, sipërfaqe e përgjithshme trualli 10.207m2 dhe sipërfaqe e pishinave 3499 m2. Rezidenca është e ndarë në 2 pjesë, një pjesë mbi rrugë dhe një pjesë nën rrugë, me godina 2 – 3 - 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë. Rezidenca “Palasa” do të ofrojë punime shumë cilësore, ku apartamentet janë të mirëprojektuara me pamje nga deti dhe do të lejojnë depërtimin e dritës natyrale dhe të shikimit. Apartament në shitje 1+1(përshtatet dhe 2+1) me sipërfaqe neto 67.6 m2 (85.15 m2 bruto), kati i 1-rë, me orientim jug-lindje. Përbëhet nga dhomë ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale, dhomë gjumi, tualet dhe ballkoni. Duke qënë se ka hapsirë ka mundësi përshtatje dhe në 2+1. Çmimi i apartamentit 238,308 Euro + 35,000 euro post parkimi = 273,308 Euro Tek çmimi përfshihet dhe një buggy. Ofrohet financim deri në 70% të vlerës nga Abi Bank. Afati i përfundimit parashikohet brenda vitit 2028.

Të ngjashme