1 / 33
Me qira

€1,200/mujore

€6/m²

2+1 · 2 banjo · 200 m² — Apartament

Penthouse me qira ne Yzberisht

Grand Galery Rezidence · Grand Galery Rezidence, Tiranë · Tiranë · Albania

Verifikuar rreth 5 orë më parë·remax-albania.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

2+1

Banjo

2

Sipërfaqja

200 m²

Kati

9

Tipi

Apartament

Lloji

Me qira

Mobilimi

Pa mobilje

Gjendja

Mirë

Ngrohja

Qendrore

Vende parkimi

1

Karakteristikat

ParkimOxhakKlimatizimNgrohje qendroreKompleks i mbrojturSiguriDepoBodrum

Rreth kësaj prone

Penthouse me qira ne Yzberisht Në një nga zonat më të zhvilluara dhe të qeta të Tiranës, në zonen midis Yzberishtit dhe Astirit, tek pallati Grekut, në katin e 9-të, ofrohet për qira nje penthouse e ndërtuar me shumë dashuri dhe kujdes në çdo detaj. E rinovuar se fundmi per perdorim vetjak. Jepet per arsye emigrimi. Zona është plotësisht e sistemuar dhe e urbanizuar, ideale për jetesë familjare të qetë dhe komode. Sipërfaqja e saj është 202 m² dhe ka gjithçka që duhet për një jetesë të rehatshme dhe të sigurt. Karakteristikat kryesore: 1 vend parkimi i mbyllur dhe asensor për lehtësi maksimale Ngrohje me pompë nxehtësie dhe panel diellor per uje te ngrohte për kursim energjie Sistemi i tubacioneve shumëfishe dhe kolektorë për ngrohje dhe ujë të ngrohtë Pompë presioni dhe sistem për shkripëzimin e ujit Filtër për ujë të pijshëm për shëndetin tuaj Mure të jashtme me sistem capot dhe izolim të dyfishtë për të mbajtur shtëpinë të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë Dritare me kombinim druri dhe alumini, me xhama triplex, gaz dhe filtër UV për mbrojtje dhe izolim të plotë Tavan me izolim guri 10 cm për një klimë ideale brenda shtëpisë Sistem smart home për kontrollin e ndriçimit në çdo dhomë 2 banjo të plota dhe funksionale, njera funksionon si magazine (laundry) Sauna e instaluar dhe gati për sistem hidromasazhi për relaks të vërtetë në shtëpi Barbecue me hell dhe motor elektrik për momente të bukura me familjen dhe miqtë Furrë druri e ndërtuar me dorë, për shije tradicionale dhe momente të veçanta Vend i veçantë për ruajtjen e druve për oxhakët 2 oxhakë funksionalë për netët e ftohta të dimrit Të gjitha mobiljet janë prej druri të cilësisë së lartë Kuzhinë moderne me frigorifer amerikan duplo dhe furrë smart me kontroll nga telefoni Sistem automatik i ujitjes në kopsht dhe oborr i dekoruar me gurë natyralë për një ambient të këndshëm Detajet e çmimit dhe qirasë: Qira mujore nëse jepet me qira: 1200 € Kërkohen 2 muaj garanci Shtëpia kontrollohet një herë në 2 muaj për mirëmbajtje Një shtëpi që kombinon komoditetin modern me ngrohtësinë tradicionale gati për tu bërë shtëpia juaj e re! Kontaktoni për më shumë informacion ose për të caktuar një vizitë!

Approximate — city centre of TiranëHap harton →

Të ngjashme