Çmimi me bisedim
Vlorë
fabalangroup.com
€135,000
€2,250/m²
1+1 · 1 banjo · 60 m² — Apartament
Rruga Sazani · Rruga Sazani, Vlorë · Vlorë · Albania
Dhoma
1+1
Banjo
1
Sipërfaqja
60 m²
Kati
4
Tipi
Apartament
Lloji
Në shitje
Mobilimi
I mobiluar
Gjendja
Mirë
Statusi ligjor
Me tapinë
APARTAMENT 1+1 PËR SHITJE NË VLORË Rruga Sazani | Plazhi i Vjetër, Vlorë Vetëm 100 metra nga deti Ofrohet për shitje një apartament 1+1, i pozicionuar në një nga zonat më të preferuara dhe me zhvillim të lartë në qytetin e Vlorës. Prona ndodhet pranë Lungomares dhe vijës bregdetare, duke ofruar akses të menjëhershëm në plazh dhe në të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë komode ose për investim. Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 60 m² dhe ndodhet në katin e 4-t të një pallati të mirëadministruar, të pajisur me ashensor. Organizimi i brendshëm përfshin një sallon së bashku me ambientin e gatimit, një dhomë gjumi, një tualet dhe hapësira funksionale të mirëshfrytëzuara. Prona ofrohet totalisht e mobiluar dhe në gjendje shumë të mirë, gati për banim të menjëhershëm ose për përdorim në qera sezonale dhe afatgjatë. Pozicionimi strategjik pranë detit e bën këtë apartament një mundësi shumë të mirë investimi, veçanërisht për platforma turistike si Airbnb dhe Booking. Zona në të cilën ndodhet prona ofron akses të lehtë në: Plazh dhe Lungomare Bare dhe restorante Supermarkete Transport urban Hapësira shërbimi dhe argëtimi Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor (çertifikatë pronësie), duke garantuar një proces të sigurt blerjeje. Për më shumë informacion ose për organizimin e një vizite në pronë, ju lutem na kontaktoni.