1 / 12
Në shitje

€165,000

€1,774/m²

2+1 · 1 banjo · 93 m² — Apartament

Rruga lef sallata, Vlorë

Rruga Lef Sallata · - Transballkanike - Rruga Lef Sallata, Vlorë · Vlorë · Albania

Verifikuar rreth 2 orë më parë · remax-albania.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

2+1

Banjo

1

Sipërfaqja

93 m²

Kati

8

Viti i ndërtimit

2024

Tipi

Apartament

Lloji

Në shitje

Statusi ligjor

Pronësia e paqartë

Karakteristikat

Ashensor

Rreth kësaj prone

Në një nga zonat më të preferuara dhe më funksionale të qytetit të Vlorës, në Rrugën Lef Sallata, pranëshkolla muzike, ofrohet për shitje një apartament modern 2+1 me sipërfaqe totale 93 m². Pozicionimi i favorshëm i pronës e bën atë ideale si për banim familjar, ashtu edhe për investim afatgjatë, falë aksesit të menjëhershëm me çdo facilitet të nevojshëm për jetesën e përditshme. Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të ri të ndërtuar në vitin 2024, i pajisur me ashensor dhe standarde bashkëkohore ndërtimi. Godina ofron kushte shumë të mira mirëmbajtjeje, siguri dhe ambiente të përbashkëta të organizuara, duke garantuar komoditet maksimal për banorët. Organizimi i brendshëm është menduar në mënyrë funksionale për të shfrytëzuar maksimalisht çdo hapësirë të apartamentit. Sapo hyn në pronë, të mirëpret një sallon i bollshëm dhe plot dritë natyrale, i kombinuar me ambientin e kuzhinës në stil open-space. Hapësira është ideale për momente relaksi, qëndrimi familjar apo pritje miqsh, ndërsa ndriçimi natyral gjatë gjithë ditës krijon një atmosferë të ngrohtë dhe shumë komode. Kuzhina është e integruar në mënyrë harmonike me sallonin, duke ofruar funksionalitet dhe mundësi organizimi sipas stilit dhe preferencës personale. Ambienti është projektuar për të krijuar rehati në përdorimin e përditshëm dhe një ndjesi moderne në çdo detaj. Apartamenti disponon dy dhoma gjumi komode dhe të ajrosura, të cilat ofrojnë privatësi dhe qetësi maksimale. Hapësirat janë të përshtatshme si për familjarë, ashtu edhe për krijimin e një ambienti pune apo dhome për fëmijë, sipas nevojës. Tualeti është funksional dhe praktik, i organizuar me kujdes për të ofruar komoditet në përditshmëri. Zona ku ndodhet apartamenti është shumë e kërkuar falë afërsisë me shkolla, supermarkete, farmaci, transport urban dhe çdo shërbim të nevojshëm, duke e bërë jetesën më praktike dhe komode. Apartamenti aktualisht është në proces dokumentacioni. Një mundësi ideale për këdo që kërkon një apartament modern, me organizim funksional dhe vendndodhje strategjike në qytetin e Vlorës. Na kontaktoni për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë!

Approximate — city centre of Vlorë Hap harton →

Të ngjashme