1 / 15
Në shitje

€495,000

€1,179/m²

7+1 · 3 banjo · 420 m² — Shtëpi

Shtëpi 420m² për #shitje në sofali.

Prishtinë · Kosovo

Verifikuar rreth 8 orë më parë · pro-rks.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

7+1

Banjo

3

Sipërfaqja

420 m²

Tipi

Shtëpi

Lloji

Në shitje

Mobilimi

I mobiluar

Ballkone

1

Vende parkimi

1

Karakteristikat

7 dhoma gjumi Me fletë poseduese Dokumentacioni me Noter Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug, Veri Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Dhoma, Banjo Sistemi i ngrohjes: Dru, Pelet, KEDS Kondicioner Garazh

Rreth kësaj prone

Ofrohet për shitje shtëpia me sipërfaqe 420m² me lokacion në Sofali, afër kopshtit të fëmijeve “Montessori”. Ka pamje të hapur me orientim nga të gjitha anët, duke mundësuar që hapësirat e brendshme të kenë ndriçim të bollshëm natyral. Shtëpia posedon dy hyrje të veçanta, me këtë renditje të brendshme: Hyrja e parë , në katin përdhesë ka qëndrim ditor, kuzhinë, paradhomë dhe banjo. Në katin e parë ka dy dhoma të gjumit dhe një banjo. Hyrja e dytë në katin e parë ka qëndrim ditor me kuzhinë dhe tryezari, depo dhe ballkon. Në katin e dytë ka dy dhoma të gjumit dhe një banjo, ndërsa në katin e tretë ka dy dhoma të gjumit (njëra master bedroom). Edhe pse shtëpia ka dy hyrje të veçanta hapësirat e brendshme janë të lidhura me njëra tjetrën. Është tërësisht e mobiluar, interieri i së cilës ka stil modern me ngjyra që bëjnë hapësirat e brendshme të jenë luksoze dhe të rehatshme për jetesë. Sistemin e ngrohjes e ka me mundësi, energji elektrike, dru, pelet (ka kamin) ose me pompë termike, e po ashtu posedon edhe sistem të klimatizimit. Shtëpia ka garazh si dhe dy hapësira të shfrytëzueshme në bodrum. Gjendet në një truall me sipërfaqe 5.4 Ari, ku ka kopsht të rregulluar i cili ka të instaluar edhe sistem të ujitjes. Përparësi shtesë është edhe sistemi i sigurisë me anë të alarmit të cilin e posedon kjo shtëpi. Lokacioni është zona ideale për banim, në periferi të qytetit të Prishtinës në afërsi me Parkun e Gërmisë i cili ofron pamje të mahnitshme të natyrës së Kosovë. Shtëpia gjendet në pozitë më të ngritur ndaj nivelit detar, ku banorët kanë ajër të pastër pa ndotje të zhurmave urbane. Përposë kësaj, kjo zonë ka qasje shumë të shpejtë për në qendër të qytetit me anë të linjave të trafikut urban që vazhdimisht qarkullojnë në këtë zonë. Në afërsi ka shkollën e mesme, Kolegjin AUK, e shumë shërbime të tjerë esenciale për banorë.

Approximate — city centre of Prishtinë Hap harton →

Të ngjashme