€4,000,000
8+1 · 4 banjo · 4700 m² — Commercial
century21albania.com
€1,450,000
€3,699/m²
5+1 · 5 banjo · 392 m² — Shtëpi
"ROLLING HILLS" LUXURY RESIDENCE
Dhoma
5+1
Banjo
5
Sipërfaqja
392 m²
Kati i përgjithshëm
3
Viti i ndërtimit
2015
Tipi
Shtëpi
Lloji
Në shitje
Mobilimi
I mobiluar
Gjendja
Mirë
Ngrohja
Qendrore
Ballkone
2
Vende parkimi
2
Statusi ligjor
Me tapinë
VETEM 5 MIN NGA TEG, "TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL" Vilë luksoze në shitje me arkitekturë neoklasike ndodhet në Rolling Hills Residence, një nga vendbanimet më cilësore, elitare dhe të preferuar të Tiranës. Zona ofron siguri 24 orë, infrastrukturë moderne me fasada xhami të mëdha, privatësi, gjelbërim, ajër të pastër, mirëmbajtje elitare, jetese komode në komunitet, park rekreativ etj. Rolling Hills Residence e pozicionuar në një kodrinë të gjelbëruar, ofron stilin e jeteses elegante, pranë kryqytetit, por larg zhurmës dhe kaosit urban. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afër me Tirana East Gate, Tirana International School, World Academy of Tirana dhe vetëm 15 min me makinë nga qendra e Tiranës. Vila në shitje ju jep mundësinë që të shijoni pamjet e mrekullueshme të gjelbërimit, oborrit dhe të zonës fale numrit të madh të dritareve dopio xham termike, ballkoneve, verandës dhe vetratave. Ofron punime shumë cilësore, parket cilësor, sistem qendror alarmi, kamera të jashtmje, sistem ngrohje-ftohje, sistemim dhe gjelbërim i oborrit dhe mobilim shumë cilësor Vilë në shitje 2 katshe + bodrum me sipërfaqe ndërtimi 392 m2 + 688 m2 toke, me orientim lindje-jug-perëndim-veri. Në katin përdhe vila organizohet nga një sallon i madh, ambientin e ngrënies, guzhinën e vecuar, dhomë miqsh me tualet, tualet dite dhe verandë e bollshme me pamje nga kopshti dhe me dalje ne pishinë. Kati dytë ofron dhomë matrimoniale + garderobë + tualet me dritare dhe me dalje në verandë, 2 dhoma gjumi, 1 tualet dite me dritare. Kati -1 ofron dhomë gjumi për miq/personel, dhome lojrash/palestër, lavanderi, depo, dhomë teknike dhe 1 tualet. Vila ofron pishine private dhe 2 vende parkimi të hapur. Shitet e mobiluar. Mundesi shume e mire per banim ose investim Me certifikatë pronësie.