€700,000
3+1 · 2 banjo · 123 m²
Tiranë · 3+1
inf-93.com
€950,000
€2,730/m²
4+1 · 4 banjo · 348 m² — Shtëpi
Tiranë · Albania
Dhoma
4+1
Banjo
4
Sipërfaqja
348 m²
Kati i përgjithshëm
3
Viti i ndërtimit
2026
Tipi
Shtëpi
Lloji
Në shitje
Ballkone
1
Vende parkimi
2
Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit. Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit. Avantazhet e prones: Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës. Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe. Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme. Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura. Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara. Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë. Investim i sigurt me cmim te favorshem. Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta. Komunitet i përzgjedhur banorësh. Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7. Vilë individuale në shitje 2 katshe + bodrum të hapur me siperfaqe totale ndertimi 345.44 m2 + 6.05 m2 verande + 528.14 m2 parcele. Bodrumi përbëhet nga ambient open space (me mundesine per tu pershtatur ne kuzhine, ambient fitnes ose ambient lojrash), dhome stafi, dhome gjumi per miq me dalje ne bace, lavanderi, ambient teknik, tualeti. Kati përdhe përbëhet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, depo ushqimesh, depo dhe tualeti me dritare. Kati i parë përbëhet nga dhomë matrimoniale (e ndare ne 2 dhoma gjumi) + tualeti me dritare + garderobe+ ballkon, 2 dhoma gjumi dhe një tualet me dritare. Ka parkim te hapur per 2 makina. Vila e ka pamjen e hapur dhe eshte ne krah te parkut te gjelberuar te kompleksit. Toka ofron mundësinë për të bërë pishinë. Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026