1 / 15
Në shitje

€698,000

€2,557/m²

4+1 · 4 banjo · 273 m² — Shtëpi

Rolling hills liqeni, farke

Verifikuar rreth 4 orë më parë · inf-93.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

4+1

Banjo

4

Sipërfaqja

273 m²

Kati i përgjithshëm

2

Viti i ndërtimit

2026

Tipi

Shtëpi

Lloji

Në shitje

Gjendja

I ri

Ballkone

1

Vende parkimi

2

Karakteristikat

Vilë 273 m 2 INF925

Rreth kësaj prone

Rolling Hills Liqeni shtrihet mes gjelbërimit të kodrave të Farkës buzë liqenit te saj, pranë natyrës, në ajër të pastër, nje vend qetësie dhe çlodhjeje, i cili do ofroje jetesë elegante, unike dhe luksoze. Ndodhet vetem 5 min. nga TEG, me akses të drejtperdrejte me Unazen Lindore, 10 min. nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe me akses te dyfishte me qytetin e Tiranes nepermjet rruges dytesore, prane hyrjes se kompleksit. Rolling Hills Liqeni, nuk është thjeshtë një rezidence banimi por nje qender e vertete komunitare që ju lejon të shijoni lirinë pranë natyrës dhe arkitektures së përzgjedhur që e respekton atë duke mundësuar pamje të liqenit nga çdo vilë te cilat kane planimetri të rregullt dhe ndriçim natyral gjate gjithe kohes. Bazuar në arkitekturën neoklasike franceze, ato janë trajtuar me një frymë të re bashkëkohore dhe theks të fortë tek cilësia e ndërtimit. Avantazhet e prones: Akses të drejtpërdrejtë në “Lungolagon” përgjatë Liqenit të Farkës. Park të gjelbëruar me hapesira rekreative, kend lojrash dhe fusha sportive dedikuar cdo moshe Plazza dedikuar shërbimeve të ndryshme si bare, restorante, markete, etj. të gjitha në funksion të një jetese me sa më shumë sherbime te nevojshme Cilësi absolute e ndërtimit dhe standarti i çertifikuar i materialeve të përdorura Densiteti mjaft i ulët i ndërtimit që i lë vend hapësirave të bollshme të gjelbëruara Investim 100 % i sigurtë dhe me vlerë të shtuar në kohë Investim i sigurt me cmim te favorshem Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta Komunitet i përzgjedhur banorësh Rezidence e rrethuar, siguri maksimale me survejim të të gjithë hapësirës 24/7 Vilë individuale në shitje 2 katshe + bodrum, me siperfaqe totale ndertimi 273 m2 + 419.42 m2 oborr. Organizohet nga kati perdhe i cili ofron open space, lavanderi, dhomë teknike dhe tualetin. Kati parë ka sallonin + ambient ngrënie + kuzhinë, një ambient per zyre, tualetin me dritare dhe ballkoni. Kati i dytë ka dhomë matrimoniale + tualet me dritare + garderobe, 2 dhoma gjumi, tualet me dritare dhe verande. Vila ka dhe 2 poste parkimi të hapura. Parashikuar të mbarojë brenda vitit 2026

Të ngjashme