1 / 21
Me qira

€2,500/mujore

4+1 · 2 banjo · 163 m² — Apartament

Duplex 163m² me #qira në Pejton

Pejton · Prishtinë · Kosovo

Verifikuar rreth 5 orë më parë · rh-ks.com

Të dhënat kryesore

Dhoma

4+1

Banjo

2

Sipërfaqja

163 m²

Tipi

Apartament

Lloji

Me qira

Mobilimi

I mobiluar

Gjendja

Mirë

Ngrohja

Qendrore

Ballkone

1

Vende parkimi

1

Karakteristikat

Ashensor Parkim Garazh Ballkon Tarracë

Rreth kësaj prone

Banesa Duplex me sipërfaqe 163m² ndodhet në Pejton, në kompleksin Ramiz Sadiku. Duplexi është dizajnuar plotësisht me arkitekt, i mobiluar në stil modern dhe me orendi të cilësisë së lartë. Çdo detaj është punuar me përkushtim, ndërsa drita natyrale e bollshme krijon një ambient të ngrohtë dhe mikpritës. Kati i parë përbëhet nga një qëndrim ditor, kuzhinë moderne me tryezari, një banjo dhe një terasë, ndërsa kati i dytë përfshin tri dhoma gjumi dhe një banjo. Sistemin e ngrohjes e ka me Termokos. Kompleksi luksoz është i ndërtuar me standarde të larta, duke ofruar cilësi dhe komoditet maksimal. E pajisur me të gjitha shërbimet esenciale, përfshin ashensor modern, garazhë, dhe është i rrethuar me ambiente të gjelbëruara që krijojnë një mjedis të këndshëm dhe relaksues. Ndodhet në lagjen elitare Pejton, një zonë të qetë dhe shumë të kërkuar në Prishtinë, e njohur për infrastrukturën e rregulluar dhe afërsinë me qendër. Duplexi është përballë Courtyard by Marriott, duke e bërë lokacionin jashtëzakonisht të përshtatshëm dhe prestigjioz, si dhe pranë të gjitha shërbimeve kryesore si supermarkete, farmaci, banka dhe institucione arsimore. Pozita ofron qasje të menjëhershme në çdo pjesë të qytetit, duke kombinuar komoditetin urban me një ambient të rregulluar e ideal për banim.

Approximate — city centre of Prishtinë Hap harton →

Të ngjashme