Çmimi me bisedim
2+1 — Apartment
Vlorë
dualisting.com
€349,300
€3,500/m²
2+1 · 1 banjo · 99 m² — Apartament
Rradhime · Radhime Rradhime, Vlorë · Vlorë · Albania
Dhoma
2+1
Banjo
1
Sipërfaqja
99 m²
Viti i ndërtimit
2027
Tipi
Apartament
Lloji
Në shitje
Në zemër të Radhimës aty ku deti prek shpirtin dhe ku qielli bashkohet me horizontin po ngrihet një nga rezidencat më unike dhe më magjike të jugut të Shqipërisë. Një projekt ekskluziv, vetëm 40 metra larg detit, ku çdo mëngjes zgjohesh me aromën e jodit dhe tingullin e valëve që prekin brigjet e kristalta të Radhimës. Këtu, arkitektura moderne bashkohet me natyrën në mënyrën më të bukur. Rezidenca ofron apartamente 1+1 dhe 2+1, me sipërfaqe të zgjedhura me kujdes 1+1 nga 68.8 m² deri në 87.7 m², dhe 2+1 nga 99.8 m² deri në 118.7 m², të gjitha të dizenjuara për rehati, dritë dhe pamje që të lënë pa frymë. Projekti perfundon ne veren e 2027. Çdo apartament është një histori më vete, një ftesë për qetësi, luks dhe stil jete mesdhetar. Nga ballkonet e tij sheh vetëm det dritë horizont dhe një Radhimë që të fton të jetosh më mirë çdo ditë. Rezidenca ka në përbërje hotel modern, si dhe një pishinë të madhe panoramike, e krijuar për ditë plot relaks, qetësi dhe pushime që zgjasin gjithë vitin. Projekti ndodhet në njërën nga pjesët më të bukura të Radhimës, shumë pranë plazheve më të njohura dhe më të kërkuara. Është projekti i vetëm poshtë rrugës, kaq pranë detit, ku objekti ndahet nga plazhi vetëm nga Lungomare 3 një privilegj i rrallë për çdo blerës. Cilësia e ndërtimit është maksimale: materiale premium, izolim i avancuar, teknologji bashkëkohore dhe standarde europiane në çdo detaj. Për rezidentët ofrohen edhe dy kate parkim të dedikuara, me mundësi blerjeje për të gjithë. Çmimet variojnë nga 3500 deri në 4500 € / m², në varësi të pamjes dhe pagesa ofrohet me këste, duke e bërë investimin të lehtë dhe të mundur për këdo që kërkon luksin e vërtetë buzë detit. Ky është momenti për të investuar Ky është vendi ku pushimi kthehet në stil jete Kjo është Radhima Kjo është rezidenca që e ndryshon përgjithmonë mënyrën se si ndihesh pranë detit. Kontaktoni tani për më shumë informacion dhe për të rezervuar apartamentin tuaj në këtë parajsë bregdetare!