€218,000
2+1 · 93 m² — Apartment
Tiranë · Stacioni i Trenit
concepthome.al
€1,099,000
€2,818/m²
3+1 · 5 banjo · 390 m² — Shtëpi
Tiranë · Albania
Dhoma
3+1
Banjo
5
Sipërfaqja
390 m²
Kati i përgjithshëm
2
Tipi
Shtëpi
Lloji
Në shitje
Ballkone
2
Vende parkimi
2
Statusi ligjor
Me tapinë
Rezidencë e re banimi shumë cilësore, 200 M nga TEG dhe vetem 6 Km nga qendra e Tiranes. Në një nga zonat më të preferuara dhe elitare e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë. Ngjitur me objektin është dhe rezidenca e ambasades Ruse e cila sjell nje siguri te shtuar. Vila ofron punime shumë cilësore, oxhak druri të përfunduar cilësor, komplet fasada me vetrata alumini, xhama tripleks me performancë të lartë në izolimin termik e akustik. Ndricimi i realizuar me ndricues “LED” të markave Philips dhe Ideal Lux. Sistem kondicionimi me Chiller Daikin inverter e kombinuar me panelet diellore me efikasitet shumë të lartë në ruajtjen e ngrohtesise te ujit sanitar. Termoizolimi me mure polisteroli + rrjeta celiku te galvanizuara, te cilet sigurojne nje eficence shume te larte termike dhe nje koeficent shume te larte sigurie ndaj lekundjeve sizmike, banjot me ngrohje elektrike nga dyshemeja, dyshemeja e shtruar me parket druri inxhinjerik, oborri dhe veranda janë të gjelbëruara. Hyrja në vile mundësohet nëpërmjet kartave të personalizuara. Mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta dhe mundësi për sherbime të personalizuara. Vilë ne shitje 2 kate + bodrum me siperfaqe totale ndertimi 390 m2 + tarraca e gjelbëruar 113 m2 + oborr të gjelbëruar 590 m2. Me hapësira të bollshme kjo vilë në katin -1 ofron nje hapesire pusi teknik, dhome gjumi, ambient fitnesi, ambient argëtimi, nje tualet dhe dhome mekanike + lavanderi. Kati përdhe ofron nje verande, kuzhinë të vecuar, ambient ngrënie, ambient ndenje dhe një tualet me dritare. Kati i parë ofron dhomë matrimoniale e cila ka brenda garderob + tualet, dy dhoma gjumi, dy tualete, dhome garderobë dhe një verandë e gjelberuar. Vila ka gjithashtu tarrace te shfrytezuar e te gjelbëruar me siperfaqe 113 m2. Ofron dy poste parkimi me hyrje të drejtëpërdrejtë nga rruga. Me certifikate pronesie.